“Vetëm 1 në 6 demokratë mbështesin Bashën”, Kulluri kërkon mbledhjen e kuvendit kombëtar të PD

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, vijon të këmbëngulë për reformimin e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Report Tv”, Kulluri u shpreh, se në PD, vetëm 1 në 6 demokratë e mbështesin kreun, Lulzim Basha dhe kjo stastikë është e bazuar në sondazhe.

Për Kullurin, humbja e 2017-ës dhe sjellja e papërgjegjshme më pas, e bëjnë të pamundur fitoren e Bashës në zgjedhjet e ardhshmë.

“Partia duhet të hyjë në kuvend kombëtar për tu reformuar, për ta nxjerrë partinë nga kriza, për të pasur një program elektoral për zgjedhjet e ardhshme, dhe dalja në një qasje krejtësisht të re. Humbja e 2017-ës ja pamundëson fitoren Lulzim Bashës në 2021-shin, është humbje e rëndë, dhe sjellje e papërgjegjshme pas asaj humbje, sa rrënimi i Bashës është i parikuperueshëm. Vetëm 1 në 6 demokratë e mbështet Bashën, e kemi me sondazhe, tha Kulluri.

Kulluri komentoi edhe protestat e opozitës, duke thënë se nuk prodhuan asgjë, ndërsa shkaktuan dëme në ekonomi dhe turizëm.

Marrëveshjen për reformën zgjedhore, ish-anëtari i Këshillit të PD, e konsideron produkt të krizës së vjetshme, dakordësia esë cilës ka ardhur në fund të 2018-s në komisionin e përbashkët parlamentar.

Përsa i përket aleancës me LSI, Kulluri tha se është e papranueshme, pasi e gjithë fushata e PD në 2017-ën ishte kundër kësaj force politike.

“Basha bëri fushatë kundër LSI-së, që sot e ka ulur në prehër, dhe është e pafalshme sepse nuk kanë bërë asnjë mea culpa. Basha nuk ka dhënë arsye pse gjithë fushata e 2017 u shkarkuar ndaj LSI dhe jo Ramës. Dhe tani ulen në tryezë dhe nuk japin arsye pse janë në prezencën e Gjiknurit që është atakuar në mënyrë të vazhdueshme nga opozita si një ndër pikat për të mos u ulur në tryezë”u shpreh Edvin Kulluri.

Kulluri vijon më tej, duke thënë se Basha ia ka lënë të gjitha Ramës në dorë dhe ulja në tryezë me gjiknurin ishte dështimi i dytë i opozitës.

Shpërndaje
Share.

Komento