Skip to content
Të Gjitha

Vetëhelmohet një 37-vjeçare në Sarandë, niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ja dyshimet e para

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një 37-vjeçare është vetëhelmuar.

Mësohet 37-vjeçarja ende e paidentifikuar me profesion ekonomiste, e ka ndërmarrë këtë akt të rëndë pasi nuk e ka përballuar dot ikjen e vajzës së saj 12 vjeçe në Itali.

Pas divorcit, gjykata ka vendosur që ish-bashkëshorti i ekonomistes të marrë kujdestarinë e vajzës 12-vjeçare. Ende nuk dihen cili ka qenë motivi i ndarjes së çiftit dhe mbi çfarë bazash gjykata ka vendosur t’ja japë babait kujdestarinë.

Ndërkohë ngjarja  ka ndodhur në lagjen nr.4 ndërsa 37-vjeçarja është nisur me helikopter në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.