Vetëhelmohet nëna e dy fëmijëve, kjo është gjendja shëndetësore e 46-vjeçares nga Berati

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arrëz në Urën Vajgurore. Një 46-vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Nëna e dy fëmijëve është gjetur në gjendje agonie e shtrirë në mes të dhomës nga familjarët e saj. Ata e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. Ajo po mbahet nën kujdesin e mjekëve në Repartin e Urgjencës të Spitalit të Beratit.

Hateme Tafa,46 vjeçe, banore e fshatit Arrëz në Urë-Vajgurore, është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar gruan drejt vetëhelmimit.

Policia është duke hetuar  shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, duke marrë në pyetje edhe familjarët e 46-vjeçares.

Shpërndaje
Share.

Komento