Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vendimi për Dritan Dajtin/ Gjonaj: “Do i drejtohemi KLGJ, i papranueshëm”

14:29 10/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, ka reaguar ministria e Drejtësisë që e cilëson si një skandal të papranueshëm.

Ministrja Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat tha se qeveria nuk synon kontrollin e drejtësisë, por se në këto raste nuk mund të rrijë pa reaguar. Ajo paralajmëroi masa ndaj gjyqtarëve dhe tha se do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar ‘për uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin e procedurës penale’- tha Gjonaj.

DEKLARATA E PLOTË

Përshëndetje, jam sot para jush në këtë deklaratë për shtyp për një rast të paprecedentë dhe shokues të ndodhur në vendimmarrjen e drejtësisë shqiptare dy ditë më përpara lidhur me çështjen ‘Dajti’. Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar për uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin e procedurës penale.

Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Duke ndarë me publikun revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente të drejtësisë ku ende nuk ka arritur procesi i vetting-ut dua t’iu siguroj të gjithëve që jo vetëm nuk mund të pajtohemi kurrë me faktin e kryer në këtë rast, por do të ndjekim të gjitha hapat me të gjitha mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit, e mungesës totale të integritetit dhe profesionalizmit të disa gjyqtarëve të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveç përbuzjes së çdo qytetari të ndershëm.

Vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe rrezikon kështu të krijojë një precedent të rrezikshëm në dhënien e lirisë elementëve kriminalë.

Gjej rastin që ta rinënvizoj se qeveria dhe kjo shumicë qeverisëse as nuk e ka dhe as nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë, por në raste të tilla papërgjegjshmërie të drejtësisë së një vendi që aspiron për të hyrë në BE nuk mund të rri pa reaguar me të gjitha format ligjore. Fatkeqësisht, kjo drejtësi në reformim e sipër që hera-herës shfaq fytyrën e saj të vjetër të përbuzjes së vetë drejtësisë na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë. Por të gjithë duhet të kuptojmë se vetëm përfundimi i zbatimit të reformës në drejtësi, pastrimi nga radhët e drejtësisë të gjyqtarëve si ata që ulën dënimin e vrasësit të katër policëve është rruga për të ndaluar përgjithmonë këto vendime të paligjshme.

Ndërkohë gjej rastin të informoj se paralelisht me reformën në drejtësi ne do të përshpejtojmë reformën për rritjen e sigurisë në burgje si masa imediate kundër krimit të organizuar. Ku pas instalimit të monitorimit 24 orësh të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit ‘41 Bis’ dhe paketës ligjore me ndryshime të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim do të miratohet së shpejti për forcimin e nivelit të sigurisë në sistemet penitenciare.

Ministria e Drejtësisë do t’i drejtohet KLGJ-së për të marrë masat e menjëhershme për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur me këtë rast të paprecedentë të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal. Pasuria është një element i rëndësishëm për t’u vlerësuar në procesin e vetting-ut por mbi të gjitha i kërkoj KPK dhe ONM që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale i shpëtojnë forcës së ligjit.

Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në Apel të rivendosen në vend. Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët me kurajë, përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të marrin vendime të drejta, të pandikuara nga asnjë lloj rrethane tjetër dhe të japin drejtësi.

Etiketa: dritan dajti

Të lidhura

I vendosi flakën fushës së mbetjeve, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

I vendosi flakën fushës së mbetjeve, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr në mënyrë të përsëritur...

17:00 01/07/2025
Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës
Aktualitet

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të...

14:06 01/07/2025
Para

"Dritan Dajti"/ Lleshaj: "S’do ketë paqe derisa të zhbëhet vendimi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

I vendosi flakën fushës së mbetjeve, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

I vendosi flakën fushës së mbetjeve, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

17:00 01/07/2025
Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

14:06 01/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kosova dështon për të 40-tën herë të konstituojë Kuvendin

13:30 01/07/2025
Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve të fundit raportohen 24 vatra

Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve të fundit raportohen 24 vatra

13:21 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.