Skip to content
Aktualitet

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Veliaj: Të ecim para, të ndërtojmë teatrin më të madh në Ballkan

· 2 min lexim

Gjykata Kushtetuese mori sot vendimin në lidhje me Teatrin Kombëtar, duke pezulluar punimet për ndërtimin e një godine të re. Gjykata shfuqizoi gjithashtu ligjin special për teatrin duke e cilësuar atë antikushtetues.

Ndër të tjera, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave për t’i kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës duke thënë se është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, për të cilin Gjykata i ka dhënë të drejtë Bashkisë. Veliaj shkruan se duhet të vazhdohet përpara e të ndërtohet shtëpia më e madhe e modern e Teatrit në Ballkan. Ai thotë se nuk mund të humbet kohë me histeri, si me çdo projekt të madh.

Sipas Veliajt, Bashkia ka të drejtë, pasi GjK e la në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh!

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.

Deri tani në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese kanë reaguar Lulzim Basha dhe Petrit Vasilli, dnërsa ende nuk ka ardhur një reagim nga kryeministri Edi Rama.