Skip to content
Aktualitet

Vendimi i EMA-s për AstraZeneca/ Rama: “ Vaksinim për të dalë nga tuneli i pandemisë”

· 2 min lexim

Agjencia Europiane e Barnave deklaroi më herët gjatë ditës së sotme se nuk ka asnjë lidhje mes mpiksjeve të gjakut dhe vaksinimit me AstraZeneca dhe se vaksina është e sigurt për përdorim. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe krueministri Edi Rama i cili ka thënë se EMA ka konfirmuar sigurinë dhe efektshmërinë e vaksinës AstraZeneca dhe se duhet vaksinim për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve  për të dalë nga tuneli i pandemisë.

Reagimi i Ramës:

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA
Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita ”

Më herët për vendimin e EMA-s reagoi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se u arritu në konkluzionin shkencor që vaksina e Oxford-it është e sigurt. Në vendin tonë kanë mbërritur rreth 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca dhe me to ka nisur procesi i vaksinimit për mësuesit. Vende të ndryshme të Bashkimit Europian e pezulluan vaksinimin me AstraZeneca pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek personat që e kishin marrë vaksinën. OBSH deklaroi me herët se duhet të vazhdohet me vaksinimin pasi përfitimet janë më të mëdha se rreziqet.