Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vend-parkimet e invalidëve në Tiranë të uzurpuara, askush nuk mban përgjegjësi!

00:26 05/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Një nga lehtësirat që kryeqyteti Tirana duhet t’i ofrojë personave me aftësi të kufizuar është vendi i parkimit.

Edhe sot në Tiranë në çdo rrugë dhe në sheshet kryesore ka vende parkimi për invalidët, të kompletuara me sinjalistikë rrugore përkatëse, vijëzime dhe tabelë.

Mirëpo shpesh herë kemi parë që këto vendparkime zihen edhe nga persona që nuk e gëzojnë statusin e invalidit, edhe pse shkelin me të dyja këmbët ligjin dhe kodin rrugor.

Fiks Fare ndërmori një vëzhgim për të parë se si zbatohet ligji për këtë kategori në kryeqytet. Nga ku rezultoi që në rrugët kryesore të Tiranës vendparkimet dedikuar personave me aftësi të kufizuar ishin të zëna dhe nga automjete që nuk shoqëroheshin me autorizimin përkatës dhe dokument invaliditeti.

Madje edhe në qendrat tregtare vendparkimet për këtë kategori njerëzish, zihen nga njerëz të papërgjegjshëm. Vendparkimet për personat me aftësi të kufizuar përcaktohen qartë në ligjin Nr. 93/2014 për përfshirjen dhe aksesueshmërinë.

Ku zakonisht vendet e tyre të parkimit janë në fillim të rrugës apo afër institucionit, apo edhe dyerve për të bërë të mundur aksesin e lehtë në çdo godinë.

Kamera e Fiks Fare kapi disa nga këto vendparkime në rrugën “Ismail Qemali”, në zemër të ish Bllokut dhe në një qendër tregtare.

Në të gjitha rastet vendparkimet e dedikuara për invalidët ishin të zëna nga persona të pa autorizuar për të parkuar mjetin në këto vende.

Madje disa u shprehën për Fiks Fare se nuk e kishin vënë re tabelën dhe menjëherë proceduan me heqjen e mjetit nga vendparkimi i dedikuar për personat me aftësi të kufizuar.

Në rastet kur nuk u gjetën drejtuesit e mjeteve prezent, kamerat e emisionit kontrolluan në kroskotin e makinës për autorizimin e lëshuar nga Bashkia Tiranë dhe për dokumentin e invaliditetit, por që në të gjitha rastet mungonte.

Përveç tyre mungonte edhe masa që duhet të marrë policia rrugore, apo ajo bashkiake siç është parashikur në ligj dhe në kodin rrugorë.

Ndër të tjera, emisioni investigativ Fiks Fare, ka pyetur edhe pranë Bashkisë Tiranë në lidhje me këtë problem.

Jonida Fezga, drejtoresha e Drejtorisë së Administrimit të Shërbimit të Parkimit, pranë Tirana Parking tha se me hyrjen e vitit të ri edhe bashkia do jetë më e rreptë në marrjen e masave për të gjithë ata njerëz që shkelin ligjin.

Ajo shpjegoi se kjo kategori është përjashtuar nga sistemi tarifimit dhe në çdo zonë ku përfshihet sistemi tarifimit ka një vend për personat me aftësi të kufizuar.

Fezga theksoi se edhe vetë invalidët duhet të plotësojnë disa kritere, pasi duhet të regjistrohen në bashki nëpërmjet një formulari që do të vendoset në xham, i cili do të ketë numrin e serisë së lejes , targën e mjetit dhe dokumentin e invaliditetit.

Nëse njëra prej tyre mungon, atëherë edhe për këta individë do të merret masë me gjobë siç e parashikon kodi rrugor shtoi drejtoresha Fezga./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bashkia tiraneInvalidetVend-parkimiZaptimi

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Vrasja e dy motrave në Astir, momenti kur Përparim Ademi futet në apartament me kallashnikov dhe i vret! (VIDEO)

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English