Veliaj përkujton Nënë Terezën dhe jep njoftimin e rëndësishëm për ndryshimin e sheshit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar në rrjetin social Facebook se sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në pedonale.

Këtë njoftim Veliaj, e ka bërë pikërisht sot, i cili ka përkujtuar për 109-vjetorin e saj të lindjes, humanisten dhe shenjtoren Nënë Terezën.

Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një pedonale në vitin 2019.

“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare! Në 2018 – hapëm Mensën Sociale ‘Nënë Tereza’. Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës ‘Nënë Tereza’. Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin ‘Nënë Tereza’. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë këtu se në këtë shesh qarkullojnë lirshëm automjetet, por me kthimin e tij në një pedonale, pritet që trafiku të bëhet edhe më i rënduar nga sa ka qenë vitet e fundit në kryeqytet.

Shpërndaje
Share.

Komento