Skip to content
Të Gjitha

Veliaj i vendosur: Protesta e Astirit e stisur, projekti do të bëhet

· 1 min lexim

Protesta e banorëve të Astirit nuk është duke fituar vëmendjen e duhur nga instancat përkatëse dhe këtë e ka vërtetuar vet kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në Vizion Plus, Veliaj ka  folur rreth kësaj protestës që janë duke zhvilluar banorët kundër projektit të Unazës së Madhe i cili prish shtëpitë e tyre.

Sipas Veliaj protesta nuk është gjë tjetër veçse e stisur dhe pikërisht për këtë arsye projekti nuk do të ndalojë por do të zbatohet, pavarësisht gjithë kundërshtimeve.

“Protesta tek Astiri është e stisur. Rruga do të bëhet. Ne jemi të bindur që do të fitojmë tek Astiri.  Unaza e Re? Do të bëjmë disa propozime për ndryshime të vogla për këmbësorët. VKM për shpronësimet është në momentet e fundit”,-tha Veliaj.