Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj i jep Lush Osmanit 972 MLN lekë për rërë e gurë, skemë favorizimi në tender

10:23 24/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Këtë javë Veliaj po e mbyll me një blerje 972 milionë lekë që xhirohen direkt në arkën e mikut të tij Lush Osmani. Pa u trembur fare, ndërkohë që SPAK po arreston çdo javë drejtorët e tij, Veliaj urdhëron një kontratë të skuqur nga shkeljet.

Në fakt, Veliaj alias Lali Eri fshihet pas drejtorëve. Konkretisht tenderi është organizuar nga Erindi Bejko të cilit i është besuar Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, që njihet për aferat më të mëdha me tenderat. Pavarësisht se sillet si ‘shejtan budalla’ duke ua lënë përgjegjësitë e tij drejtorëve që ranë në rrjetën e Prokurorisë së Posaçme, dihet që kryebashkiaku i urdhëron vartësit e tij për këto tendera.

Tenderi me shkelje të ligjit

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)’ me fond limit 972 milionë lekë, ku do të blihet rërë dhe gurë. Gara për tenderin është hapur më 12 mars 2024 dhe është mbyllur me 11 prill 2024, ndërsa gjatë kësaj periudhe kanë paraqitur oferta 6 firma.

Gjithsesi, në ditën që u mbajt tenderi 5 firma u përjashtuan nga gara menjëherë për shkak se nuk kishin dorëzuar deklarimin për punë të ngjashme të kryera më parë. Në çdo tender që shohim të tilla abuzime ne kemi theksuar se ligji kërkon që në këto raste Autoriteti Kontraktor ( bashkia) ka si detyrë që t’i njoftojë konkurrentët për mungesat që kanë në dokumentacione dhe t’u japë kohën për përgjigje, sidomos në raste të tilla kur preken të gjithë operatorët. Meqenëse nuk ka urgjencë, tenderi mund të anulohej dhe të priteshin oferta më të përshtatshme.

Por, drejtorët e Veliajt nuk i referohen ligjit kur kanë porosi se kujt do t’i jepet tenderi. Në ditën e përmbylljes së prokurimit të mbeste në tavolinë mbeti vetëm zarfi me ofertën e kompanisë    Shpresa-Al SHPK. Kjo propozon ta kryejë furnizimin me rreth 800 milionë lekë. Kështu, pa asnjë konkurrent, kontrata është dhuratë për pronarin e kompanisë Lush Osmani.

Ky prokurim është vlerësuar me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit, sipas të dhënave të Open Data Albania.

Kush e përfitoi kontratën

Lush Osmani ka ndikim të madh duke marrë fonde nga kryebashkiakët prej vitesh përmes Shpresa.al por, edhe kompanive të tjera që ai zotëron. Madje ai fitonte kontrata edhe në kohën kur ishte nën hetim nga SPAK për korrupsion.

Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani. Biznesmeni ishte i dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit të tokës shtetërore pranë Kepit të Rodonit. Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit.

Fillimisht Prokuroria kërkoi izolimin e tij. Por më pas, e ndërroi masën në “Detyrim paraqitje” kundrejt garancisë pasurore dhe Gjykata e Durrësit e liroi. Mirëpo, llogaritë e hapura me drejtësinë nuk e kanë penguar Osmanin të jetë i preferuari i Lali Erit për tenderët!/Gijotina.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: erion veliajLush Osmani

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, vetëvaret në qeli 83-vjeçari

Sot hyn në fuqi Amnistia Penale, si u penalizuan 30 të dënuarit në Fushë-Krujës

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English