Skip to content
Të Gjitha

Veliaj e përmendi te Komisioni për Inceneratorët, Kryemadhi nxjerr videon: SPAK, po dëgjon?

· 2 min lexim

Në seancën e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, një ndër dëshmitarët është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ndër të tjera përmendi Kryemadhin gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa tha se “Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur. Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës”.

Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka vonuar përgjigjen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.  Në përgjigjen e saj, Kryemadhi i publikon Veliajt një deklaratë të tijën, ndërsa thekson se ai i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak.

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit. Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë se në  cilësinë e dëshmitarit ai është pyetur nga kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës dhe nëse ka njohje me personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Veliaj ka thënë se nuk ka njohje me të, ndërsa shtoi se kompetencën për të menaxhuar mbetjet në territorin e kryeqytetit ia jep ligji.