Skip to content
Showbiz

“Vdiqa me të puth”, Graniti dhe Fifi nuk i kursejnë momentet romantike (Video)

· 2 min lexim

Fifi dhe Granit Cana po komentohen prej ditësh se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se thjesht miqësi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit.

Së fundmi, ata kanë zhvilluar një bisedë mjaft romantike teksa kanë shprehur dëshirat e tyre.

Të shtrirë në krevatet shumë pranë njëri-tjetrit, Fifi i ka thënë ‘vdiqa me të përqafu’ dhe nga ana tjetër nuk ka munguar as përgjigjia e Granitit, i cili i është kthyer se dhe ai do të donte shumë që ta puthte.

Pjesë nga biseda: 

Fifi: Je shumë i mirë

Graniti: Edhe ti

Fifi: Ti je më i mrë se unë

Graniti: Jo. Ti je më e mirë dhe më e kujdesshme

Fifi: Vdiqa me të përqafu

Graniti: Edhe unë ty me të puthë


Në lidhje me këtë raport nuk janë të paktë banorët që kanë aluduar se artistja është përfshirë shumë në këtë raport, ndryshe nga Graniti, për të cilin jo rrallëherë thuhet se po e përdor Fifin.

Një gjë e tillë është komentuar dhe nga publiku jashtë shtëpisë më të famshme në vend.

Së fundmi, njëri nga miqtë më të mirë të Fifit, balerini i njohur, Graciano Tagani ka thënë se Graniti po e shfrytëzon Fifin për lojë, pasi nëse s’do ishte këngëtarja aty, ai do të dilte i pari dhe jo Elhaidi.

“Graniti po e shfrytëzon, kjo gjë nuk diskutohet. Nëse Fifi s’do ishte aty, Graniti do dilte i pari, e jo Elhaidi. Ai thjesht është “mbështetja” e Fifit aty”, u shpreh Graciano Tagani.

Ndër të tjera, balerini ka treguar se mikja e tij nuk është ajo që është dukur këto ditë qëndrimi në shtëpi, pasi sipas tij hapësira e kufizuar po e penalizon atë.