Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vdekja e Jonada Avdiajt, gjykata shpall të pafajshëm 5 efektivët që nuk morën asnjë masë

18:04 16/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Vdekja e Jonada Avdiajt, gjykata shpall të pafajshëm 5 efektivët që nuk morën asnjë masë

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e ndodhur në gusht të vitit 2022 në plazhin e Potamit, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.

Pas një procesi gjyqësor që zgjati tri vite, trupa gjykuese vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të fajësuar efektivët për neglizhencë në përmbushjen e detyrave gjatë sezonit turistik.

Në seancën përfundimtare të mbajtur këtë të mërkurë, prokuroria kishte kërkuar dënimin me nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin prej të pandehurve, duke argumentuar se ata kishin dështuar të garantonin masat e sigurisë në plazh, një dështim që, sipas organit të akuzës, kishte ndikuar në ndodhinë e ngjarjes tragjike. Por gjykata rrëzoi këto pretendime dhe i la të lirë të gjithë.

Reagimi më i fortë pas shpalljes së vendimit erdhi nga gjyshi i Jonadës, Ismet Avdiaj, i cili u shpreh i thyer emocionalisht dhe thellësisht i zhgënjyer nga vendimi. Ai deklaroi se provat dhe pretendimet që familja kishte sjellë gjatë procesit nuk u morën parasysh dhe e cilësoi vendimin si një tjetër padrejtësi mbi tragjedinë e familjes së tyre, duke përmbyllur reagimin e tij me fjalët: “Drejtësia na vrau sërish.”

Ndërkohë, për drejtuesin e gomones që shkaktoi vdekjen e së miturës, oficeri i policisë Arjan Tase, gjykata dha një vendim të prerë më herët: 18 vite burg për “vrasje me dashje”. Duke përfituar ulje dënimi sipas gjykimit të shkurtuar, Tase u dënua përfundimisht me 12 vite burgim dhe aktualisht po e vuan dënimin.

Çështja ndaj tetë efektivëve të tjerë që ishin nën hetim për të njëjtën ngjarje u trajtua veçmas dhe përfundoi me shpalljen e pesë prej tyre të pafajshëm, ndërsa për të tjerët procedurat vijojnë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Vdekja e Jonada Avdiajt

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Presidentja Osmani kërcënohet sërish me jetë

Presidentja Osmani kërcënohet sërish me jetë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English