Skip to content
Të Gjitha

Vdekja e 36-vjeçarit në Korçë, gjykata lë të lirë përgjegjësin teknik të objektit dhe manovratorin

· 1 min lexim

Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për përgjegjësin teknik dhe manovratorin në objektin ku humbi jetën një punëtor dhe u plagos një tjetër.

Kërkesa e organit të akuzës mësohet se është pranuar nga gjykata.

Prokuroria ndërkohë është duke pritur përgjigjen e ekspertëve, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së punëtorit.

Kujtojmë këtu se më 3 janar, 36-vjeçari Elvis Josifi humbi jetën duke punuar.

Shkak u bë këputja e presës së betonieres,e cila e goditi në kokë.

I plagosur mbeti edhe një punëtor tjetër, por jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më pas, policia arrestoi Flamur Pallën dhe Aurel Zymën, me detyrë përgjegjës teknik dhe manovrator.