32-vjeçari Lear Kurti humbi jetën tragjikisht në ambientet e komisariatit nr.3 të Tiranës, në rrethana ende të paqarta.
Ndërkohë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë edh ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me anë të një postimi në “Facebook”
Gjithashtu ajo shprehet se opozita ka një rol kritik, për gjetjen e njerëzve që e duan këtë vend, ndryshe nga policët që godasin për vdekje djemtë e rinj.
Në fotot e publikuara ajo shfaqet me kryesinë dhe kryetarët e grupseksioneve në Lezhë.
“Mbrëmë në mbledhje me kryesinë dhe kryetarët e grupseksioneve në Lezhë.
Në një vend ku policë dhe trupa komando merren me trafiqe dhe krim; në një vend ku policë godasin për vdekje djem të ri; një vend ku asnjë nuk gjen mundësi me ndërtu jetën; në një vend ku dija urrehet dhe bandidët nderohen … opozita ka një rol kritik.
Misioni i opozites kërkon njerëz që e duan këtë vend; që kanë kurajo më thanë të vërtetat e tyre, që kanë idealin para karriges se tyre; që kanë dëshmuar se sakrifikojnë. Opozita më e mirë janë njerëzit e thjeshtë, të ndershem e te ditur.
Mbrëmë ishte një mbledhje shumë e mirë .”- shkruan Jozefina Topalli krahas fotove me të pranishmit.