Skip to content
Të Gjitha

Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes, reagon materniteti i Gjirokastrës: U asistua në kohë por pati komplikacione të rënda!

· 2 min lexim

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 20-vjeçare menjëherë pas lindjes së fëmijës, ka reaguar edhe materniteti i Gjirokastrës.

Në reagimin e institucionit, është theksuar fakti se 20-vjeçarja kishte komplikacione të rënda edhe pse u asistua në kohë dhe fëmija u arrit të sillej në jetë shëndoshë e mirë.

Në reagim ndër të tjera spitali i Gjirokastrës hedh poshtë akuzat e familjarëve të 20-vjeçares oër neglizhencë të mjekëve, duke shtuar se bluzat e bardha i kanë asistuar në kohë të resë.

NJOFTIMI I PLOTË

Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.

Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikacione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.

Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.

Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët./GazetaReforma.com/