Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vazhdon “tradita”: Nga Monika Lubonja tek Danja e BBV, Bashkia paguan “VIP-at”

14:35 18/03/2025
Reading Time: 3 min lexim

Veliaj dhe “rrjeti” i specialisteve VIP

Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të Erion Veliajt, u kthye në një vend të preferuar punësimi për personazhe të njohura të botës së spektaklit dhe ekranit. Përveç pagave të larta, këto figura siguruan edhe përfitime të tjera në këmbim të promovimit të imazhit të ish-kryebashkiakut.

Një shembull i fundit është Danja, banorja aktuale e Big Brother VIP, e cila, pa qenë e vetëdijshme për situatën e Veliajt, deklaroi në shtëpinë e spektaklit se punon në bashki si “specialiste”. Deri në atë moment, banorët e tjerë e njihnin thjesht si modele. Por Danja nuk është e vetmja.

Nga “Big Brother” te Bashkia

Një tjetër emër i njohur që ka përfituar nga kjo skemë është Monika Lubonja, e cila, edhe pse kaloi tre muaj brenda shtëpisë së BBV, vijoi të paguhej çdo ditë nga Bashkia e Tiranës.

Në këtë listë përfshihet edhe Deborah Keçi, sportistja që u emërua drejtoreshë e Klubit shumësportësh Tirana, por më vonë u pezullua nga detyra për shkak të hetimeve të SPAK mbi shpërdorimin e detyrës dhe lidhjet me tenderat e dyshimtë të kompanisë 5D.

Një tjetër emër i përfolur është Eneda Tarifa, e cila, përveçse e njohur për karrierën e saj muzikore, rezultoi se ishte këshilltare e Erion Veliajt. Ajo madje u shpreh publikisht se “vetëm një Erion bën nëna”, duke e përkrahur hapur ish-kryebashkiakun.

Bashkia, si një “strehë e ngrohtë” për miqtë e pushtetit

Nën drejtimin e Veliajt, Bashkia e Tiranës funksionoi si një rrjet klientelist, ku përzgjedhja e stafit nuk bazohej te profesionalizmi, por te lidhjet personale dhe ndikimi publik. Në vend të ekspertizës dhe aftësive menaxheriale, prioritet u dhanë figurave të njohura që garantonin promovimin e vazhdueshëm të kryetarit të bashkisë në media.

Këshilltarët dhe të punësuarit nga Veliaj përfshinin një ish-basketbollist, një piktor, dy gazetarë, tre artistë, një këngëtare, një mjek, një analist filmash, një arkitekt dhe një shkrimtare. Një prej tyre ishte edhe një ish-miss i njohur dhe një avokate, e cila dikur ishte pjesë e partisë së Spartak Ngjelës dhe u bë e famshme për fotot provokuese në rrjetet sociale.

Sa kushtoi kjo skemë për qytetarët?

Investigimet mediatike kanë zbuluar se këto figura, ndonëse pa përvojë konkrete në administratë, përfituan paga të larta dhe benefite të tjera, duke krijuar një sistem të qartë patronazhi politik. Ndërkohë, qindra profesionistë të kualifikuar mbetën jashtë sistemit, sepse vendet e punës u mbushën nga ata që ishin më të vlefshëm për strategjinë e marketingut politik të Veliajt.

Çfarë do të ndodhë tani?

Sa prej këtyre “specialisteve” VIP do të mbeten në administratë dhe sa prej tyre do të largohen? 

Qytetarët e Tiranës vijojnë të jenë dëshmitarë të një skeme klienteliste që ka kushtuar miliona lekë nga taksat e tyre, pa sjellë ndonjë përfitim të qartë për shërbimet publike të kryeqytetit./ iconstyle.al

Etiketa: bashkiaBBVdanja kokaerion veliajmonika lubonjapagapunonjesit

Të lidhura

Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’!
Bota

Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’!

Ministri i Investimeve Publike në Serbi, Darko Glisić, ka pësuar një goditje të rëndë në tru mëngjesin e 5 gushtit...

14:00 05/08/2025
Dhuna ndaj të miturit/ 3 efektivë nën hetim pas denoncimit të KSHH
Aktualitet

U merrte para qytetarëve përmes mashtrimit, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pas dyshimeve se ka mashtruar disa qytetarë duke përdorur identitete...

13:32 05/08/2025
Para
Kuzhina shqiptare po rilind falë gjysheve!

Kuzhina shqiptare po rilind falë gjysheve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’!

Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’!

14:00 05/08/2025
Dhuna ndaj të miturit/ 3 efektivë nën hetim pas denoncimit të KSHH

U merrte para qytetarëve përmes mashtrimit, arrestohet 21-vjeçari

13:32 05/08/2025
Ja kush është 36-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin me tritol ndaj “Visit të Garave”

Ja kush është 36-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin me tritol ndaj “Visit të Garave”

13:11 05/08/2025
Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut

12:33 05/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.