Skip to content
Aktualitet

Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në Përmet, Rama: Janë gjetur të tjera objekte

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit janë duke vazhduar. Në një postim në rrjetoin social Facebook, Rama shkruan se Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë gjetur të tjera objekte dhe janë duke dokumentuar rezultatet e gërimeve.

Rama thotë se sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin Mesjetës së hershme, mes shekujve VIII-IX deri në XI.

“Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore”, shkruan kryeministri.

Statusi i plotë:

Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit.

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.

Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.

Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore

Varreza masive u zbulua një muaj më parë në Përmet dhe fillimisht u dyshua se aty mund të ishin varrosur viktima të komunizimit, po nga gërmimet e mëtejshme rezultoi se varri i përkiste periudhës së Mesjetës. Zbulimi u bë si pasojë e punimeve që po kryheshin për ndërtimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit.