Që në orën 06:00 të mëngjesit ka nisur operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Drenovës.
Në aksion janë angazhuar 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë me intensitet për të vënë flakët nën kontroll.
Ndërkohë, nga ajri po ndërhyn edhe helikopteri “Cougar”, që prej më shumë se një ore është në veprim për të ndihmuar në izolimin e vatrave aktive.
Në vijim të përpjekjeve për menaxhimin e situatës, në terren pritet të mbërrijë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të koordinojë hapat e mëtejshëm në këtë emergjencë.