Skip to content
Aktualitet

Valixhja “misterioze” në Tiranë shqetëson policinë, forcat xheniere në aksion

· 2 min lexim

Një valixhe e braktisur në trotuar ka shqetësuar Policinë e Shtetit me frikën se mund të jetë një eksploziv. Valixhja është gjetur në rrugën “Sulejman Delvina”, e braktisur në pasditen e kësaj të hëne. Ndërkohë, menjëherë pas konstatimit të saj është vendosur edhe perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcave xheniere për veprime të mëtejshme. Policia njofton se aktualisht grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ende pritet që të zbulohet se çfarë ka brenda në valixhen e braktisur, por paraprakisht mësohet se nuk është asgjë serioze, ndërsa policia po vijon me procedurat e zakonshme. Ndërkohë, sipas abcnews.al gjithçka ka qenë një alarm i rremë dhe brenda valixhes janë gjetur vetëm disa rroba. Megjithatë pritet ende njoftimi zyrtar nga ana e forcave xheniere për atë që është gjetur brenda valixhes që fillimisht ka ngritur dyshimet se mund të kishte eksploziv.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcës xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.