Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksinimi për Covid-19/ Brataj jep lajmin e mirë për të moshuarit që kanë marrë dy doza

17:13 06/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një lajm të mirë përsa i përket marrjes së të dyja dozave të vaksinës anti Covid nga të moshuarit. Brataj shkruan në një postim në Facebook se  sipas një studimi të kryer në Lazio, incidenca e shtrimit në spital e personave mbi 80 vjeç që kanë marrë dy doza, ka rënë me 91%. Kreu i Urgjencës bën me dije se “në subjektet mbi 80 vjeç, efikasiteti në praktikën klinike i kursit të plotë të vaksinimit me Pfizer ose Moderna në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 ishte më i madh se 91%. Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të barabarta me një total prej 3.840 ditësh shtrimi në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh”.

“Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë. Vaksinimi i gjithë popullatës është garancia më e mirë!”, shkruan Brataj.

Postimi i plotë:

LAJME SHUMË TË MIRA PËR GJYSHËRIT DHE VAKSINAT KUNDËR COVID-19!

Lazio, -91% incidenca e shtrimit në spital e mbi 80 vjeçarëve të vaksinuar me dy doza në një periudhe kohore prej 21 ditësh studimi nga muaji shkurt deri në mezin e muajit prill.

Rajoni i Lacios prezantoi një studim shkencor mbi efektet e fushatës së vaksinimit në grupmoshën mbi 80 vjeç. Gjatë studimit në grupin e personave mbi 80 vjeç me një cikël të plotë vaksinimi u vunë re midis shkurtit dhe mesit të prillit vetëm 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar kjo me një grup kontrolli prej 290 persona mbi 80 vjeçar të pavaksinuar. Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të cilat përbëjnë një total prej 3.840 ditësh nëse do të shtroheshin në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.

Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me cikël të plotë vaksinimi. Vihet re ulja e incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.

Në periudhën që paraprin disponueshmërinë e vaksinave, nga shkurti në dhjetor 2020, pothuajse 172.000 raste të infektimit me SARS-CoV-2 ndodhën në zonën e Lazios. Rreth 8% e infeksioneve të njoftuara në atë periudhë kanë ndodhur mes njerëzve mbi moshën 80 vjeç. Kjo popullatë është një objektiv kryesor për mbrojtjen nëpërmjet politikave të vaksinimit. Në fakt, pothuajse 28% e të gjithë shtrimeve në spital për Covid-19 ndodhën në Rajonin e Lazios dhe mbi 58% e vdekjeve i atribuohen kësaj grupmoshe.

Prandaj, analiza e Rajonit u përqendrua në vlerësimin e efektivitetit të vaksinimeve në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 në popullatën e grupmoshës 80 vjeç e lart, bazuar në të dhënat e disponueshme që nga 21/04/2021.

Analiza u krye tek pacientët nga rajoni i Lazios që përfunduan ciklin e vaksinimit Pfizer (87%) ose Moderna (13%) në periudhën 08/02/2021 – 15/04/2021. Incidenca e shtrimit në spital për Covid-19 në njerëzit e vaksinuar u krahasua me incidencën e vërejtur në një grup kontrolli të përbërë nga njerëz të pavaksinuar. Në total u ndoqën 179.713 njerëz të moshës 80 vjeç e lart që kishin përfunduar ciklin e vaksinimit, krahasuar me një numër ekuivalent të kontrolleve.

Në grupin e njerëzve me cikël të plotë vaksinimi u vërejtën 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar me 290 të vëzhguar në njerëz të pavaksinuar. Në subjektet mbi 80 vjeç, efikasiteti në praktikën klinike i kursit të plotë të vaksinimit me Pfizer ose Moderna në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 ishte më i madh se 91%.

Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të barabarta me një total prej 3.840 ditësh shtrimi në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.

Monitorimi i vazhdueshëm i grupit të vaksinuar do të na lejojë gjithashtu të vlerësojmë efektivitetin afatgjatë të vaksinimit në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë, si dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes që i atribuohet vaksinimit.

Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë. Vaksinimi i gjithë popullatës është garancia më e mirë!

Dr. Skender Brataj

Etiketa: skender bratajVaksinimi

Të tjera

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin
Aktualitet

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër, një nga monumentet më të njohura natyrore të Shqipërisë, po përballet prej kohësh me abuzime të vazhdueshme...

03:32 08/08/2025
Para
Ardi Veliu takim me  delegacionin malazez të Ministrisë së Brendshme, ja për çfarë ranë dakord

Ardi Veliu takim me delegacionin malazez të Ministrisë së Brendshme, ja për çfarë ranë dakord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

08:16 08/08/2025
Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

07:57 08/08/2025
Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.