Skip to content
Bota

Vaksina ndaj COVID-19 mund të jetë gati që në vjeshtë

· 1 min lexim

Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati për përdorim masiv në shtator.

Konfirmimi ka ardhur nga profesoresha e vaksinologjisë në Universitetin e Oxfordit, Sarah Gilbert.

Kjo e fundit është në krye të një ekipi studiuesish, që po punojnë për gjetjen e një vaksinë që do të na mbronte nga COVID-19.

Gilbert në një intervistë për “The Times”, ka bërë me dije se ekipi i saj ka krijuar një vaksinë efektive, që mund të testohet brenda dy javësh.

Ajo është 80% e bindur, se vaksina e krijuar do të jetë e suksesshme.

Ekspertët e industrisë ndërkohë shprehen se duhen të paktën 18 muaj, që vaksina të shpërndahet në të gjithë botën.

Ajo shprehet se do të testojë vaksinën në një vend ku përhapja e virusit është e madhe, për të pasur sa më shpejt rezultate.

Sipas saj, masat shtrënguese në Britaninë e Madhe nuk ia mundësojën testimin e vaksinës.

Derisa vaksina të shpërndahet në vjeshtë, profesoresha i bën thirrje qeverisë, që të nisë prodhimin  e saj në masë përpara se të mbarojë periudha eksperimentale.