Vajza e Linda Ramës padit mediat për shpifje/ Ja me cilët do përballet Rea Xhillari në gjyq
Pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm të deleguar, Gent Cakaj se mes tij dhe vajzës së Linda Ramës, Rea Xhillari nuk ekziston asnjë marrëdhënie, kjo e fundit ka vendosur të padusë 7 portale për shpifje.
Të shtatë këta portale kanë pohuar se Xhillari dhe Caka bashkjetojnë së bashku dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja pse Rama këmbënguli në vendosjen e tij si Ministër i Jashtëm.
Portalet që janë paditur janë: Syri.net; 360grade.al; Standard.al; Faxëeb.al; Albeu.com: Telegraf.al dhe Boldneës.al.
Gjithashtu përveç portaleve është paditur edhe gazetari Artur Zheji, i cili ka reaguar duke thënë se Xhillari është informuar gabim, pasi ai nuk kishte përmendur asnjëherë emrin e saj apo të Cakës sa i përket çështjes.
Mirëpo përveç Xhillarit ai që ka premtuar se do të marrë masa ka qenë edhe ministri Caka, i cili ka thënë se kush thotë të tilla shpifje do të përballet me të në gjykatë.