Skip to content
Të Gjitha

Ushtronte aktivitetin gjatë epidemisë/ Gjobitet pronari i lokalit në Elbasan, klientët shoqërohen në polici

· 1 min lexim

Elbasani ka rezultuar një qytet problematik përsa i përket zbatimit të masave për parandalimin e COVID-19.

Pas restorantit tek gjykata i cili qëndronte hapur gjatë periudhës së pandemisë, një tjetër biznes ka bërë të njëjtën gjë, i pashqetësuar nga autoritetet.

Bëhet fjalë për një lokal në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Efektivët e policisë kanë pikasur lokalin dhe shkuan e ngritën qepenin.

Në këtë moment, ata gjetën brenda disa klientë që pinin kafe të cilët u shoqëruan në polici, ndërsa pronari i lokalit u gjobit.

Deri më tani në Elbasan janë shënuar 15 raste me COVID-19, ku 90% e tyre kanë qenë frekuentues te restorantit pranë gjykatës.

Pronari i tij, një 46-vjeçar, i cili ka infektuar edhe gruan e tij, ndodhet në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Elbasani numëron 15 të prekur, ndërsa në rang kombëtar janë shënuar 416 të tillë.

Në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 7 raste të reja, duke bërë që kurba e infeksionit të shkojë drejt rënies.