Skip to content
Aktualitet

Urdhri i Ruçit, Kuvendi nis punimet e sezonit të ri parlamentar (Dokumenti)

· 1 min lexim

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sot punimet për sesionin e ri parlamentar.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në datën 31 gusht firmosi urdhrin për rikthimin në punë të të gjithë deputetëve, për miratimin e kalendarit të ditës dhe kalendarin e punimeve.

Bëhet me dije se seanca e Kuvendit do të nisë në orën 17:00. Rendi i ditës do të përbëhet nga 4 pika duke filluar nga miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020 tek Miratimi/Njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020.

Para seancës së sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Gazetarët s’do të lejohen në parlament dhe komisionet do të bëhen online. Pritet që deputetët të jenë në sallën e komisioneve, por pa gazetarë.