Banorët e “Astirit” kanë plot 62 ditë në protestë. As sot nuk ka munguar bllokimi i rrugës së Unazës së Re si nga banorët, të cilët vazhdojnë me kërkesat e tyre të deklaruara nga dita e parë, anulim të projektit si dhe dëmshpërblim 100% për ndërtesat apo banesat e tyre.
Banorët i kanë bërë apel policisë për të mos ushtruar dhunë si dhe t’i bëj presion qytetarëve ndërsa përsa i përket protestës ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen edhe nëse do t’i duhet të derdhin gjak apo të futen burg.
“Zbatoni ligjin se do të shkoni në burg. Nuk mbulonin dot krimin. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të sjell ndriçimin dhe pemët të cilat i hoqi këtu. Më shoqëruan pa asnjë shkak. Për çfarë i kapin nënat tona dhe iu bëjnë presione që fëmijët e tyre të mos dalin në protestë, ne do të dalim këtu dhe do të mbrojmë gjakun tonë. Ne kemi 62 ditë që jemi këtu.”- tha një banor.
“Policia gjen kohë t’i bëjë presion qytetarëve, të merret me kapsollat, fishekzjarrët dhe nuk ka kohë të merret me Balilin, Edmondin. Qeveria ka dërguar provokatorë në protestën e banorëve. Kryeprokurorja të dalë nga vrima ku është fshehur dhe të fusë në burg Afrim Qendron dhe të gjithë ata që po vjedhin. Falenderoj gazetarët, intelektualët të cilët i ka qëndruar në mbështetje protestuesve.”- ka thënë deputeti PD*-së, Klevis Balliu.