Skip to content
Uncategorized

‘Ulu aty se të marr shpirtin’, trajneri i Laçit ndalohet nga policia pas dhunës ndaj lojtarëve

· 1 min lexim

Në rrjet prej orësh po qarkullon një video, ku trajneri i moshave të Laçit, dhunon lojtarët e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin, Ndue Tarazhi, ndërsa ekipi është Laçi U-17.

‘Dosja.al’ shkruan, se ai është ndaluar pak momente më parë nga policia.

Nga biseda mes tij dhe futbollistëve, nënkuptohet se ata kanë humbur ndeshjen dhe nuk kanë luajtur mirë.

Tarazhi i quan adoleshentët, pisa, maskarenj dhe palaço, ndërsa më pas i godet me shuplakë në kokë.

Ai gjithashtu dëgjohet t’i thotë, se do t’i marrë shpirtin.

Njëri prej lojtarëve pas goditjeve të shumta nuk ka duruar dhe është çuar në këmbë.