Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ultimatumi “bosh” i Ramës për bashkitë, qeveria asnjë përgjegjësi për mbetjet që kanë mbuluar vendin

18:11 16/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Menaxhimi i mbetjeve urbane ka qenë prej kohësh një problem thuajse në çdo qytet të Shqipërisë. Sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama paralajmëroi “dorë të hekurt” për Bashkitë që nuk pastrojnë dhe menaxhojnë plehrat, duke thënë se nuk do të përfitojnë asnjë lloj granti.

“Duke nisur nga projektbuxheti i vitit në vijim do të vendosë një parim të panegociueshëm me shpërndarjen e fondeve për bashkitë: Në fillim pastërtia pastaj gjërat e tjera. Rritja e konsumit e veprimtarisë e turizimit nuk mund të shoqërohen me rritjen e papastërtisë. Bashkitë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë plehrat nuk përfitojnë asnjë lloj granti të pakushtëzuar nga buxheti. Asnjë investim i ri nuk i vlen komunitetit që nuk i garantohet pastërtia e pastërtia duhet të kthehet në kryefjalë të çdo kryebashkiaku”, tha Rama në foltore.

Ajo që kryeministri Edi Rama harroi të thonte, është se në çdo rast janë qytetarët ata që do të paguajnë. Siç ka ndodhur shpesh, menaxhimi i mbetjeve ka mbetur në duart e të paaftëve që janë emëruar falë partisë, apo me keq akoma në duart e kriminelëve. E si pasojë dëmet në mjedis janë të pakompesueshme, pasi menaxhimi i mbetjeve, bëhet në mënyrën që kushton më pak; djegia nëpër inceneratorë.

Presioni i Ramës nuk bie mbi kryebashkiakët, pjesa më e madhe e të cilëve janë zgjedhur pa një kundërshtar përballë. Duke u justifikuar me menaxhimin e mbetjeve, qytetarët do të mbeten pa shërbime të tjera, pasi paratë do të shkojnë aty ku luhen interest më të mëdha.

Ndryshe nga ç’ndodh në vendet e tjera, ku inceneratorët janë thuajse të gjitha në pronësi të institucioneve shtetërore apo kompanive bashkiake (Italia p.sh.), në Shqipëri ato janë pronë e njerëzve me sfond të paqartë kriminal dhe me lidhje të forta me politikën.

Përpos të tjerave, edhe BE është deklaruar kundër djegies së plehrave në inceneratorë, duke thënë se rrit kostot dhe bie ndesh me parimet e BE, dhe nga ana tjetër mbështeti ricikilimin.

Ndër të tjera, para dy vitesh KLSH zbuloi se defektet në kontratën e inceneratorit të Tiranës do i kushtonin qytetarëve edhe 104 milionë euro shtesë, 27% më shumë se kostoja fillestare.

Ndërkohë në Fier, inceneratori ka qenë inekzistent deri tani dhe djegia e mbetjeve në fushë të hapur gjatë muajit korrik shkaktoi një ndotje të madhe në gjithë qytetin dhe era e keqe që u përhap nga tymi, e vështirësoi edhe më shumë përditshmërinë e qytetarëve.

Pavarësisht këtyre, qeveria nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësi për shkeljet e dy mandateve të para që vazhdojnë hapur çdo ditë, ndërsa tashmë në mënyrë të tërthortë, kryeministri Rama e bën të ditur se kjo gjë do të vazhdojë.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramaInceneratoretmbetjetqeveria

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Vrasësi kamuflohet si avokat në Korçë, drejtori i policisë nuk lëviz as gishtin

Vrasësi kamuflohet si avokat në Korçë, drejtori i policisë nuk lëviz as gishtin

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English