Vijon të përparojë frikshëm Covid-19 në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve prej fillimit të epidemisë në 157.Pasi Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Sakaq, në përditësimin e përditshëm të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 79 raste të reja nga 500 testime të kryera dhe tashmë numërohet 5276 të infektuar në total.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)
Testime totale 41199
Raste pozitive 5276
Raste të shëruara 2952
Raste Aktive 2167
Humbje jete 157
(Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24