Mbrrëmjen e kaluar policia greke ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë dhe dy grekë kishin falsifikuar dokumentet duke u hequr si punëtor sezonal në Greqi për të kaluar kufirin. Në tentativë për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë për të hyrë në anën shqiptare njëri prej tyre ka rrezikuar jetën e një efektivi ( duke e shtypur me makinë) por është ndaluar nga autoritete tona kufitare.
Personat e arrestuar kishin falsifikuar dokumentin PLF (Passenger Locator Form), dokument që lejon dhe konfirmon lëvizjen dhe hyrjen në territorin grek të punëtorëve sezonal shqiptarë në Greqi, kjo pasi shteti fqinj nuk e ka hapur kufirin për shtetasit e tjerë shqiptarë që duan të hyjnë për turizëm, si pjesë e vendeve të zonës Schengen që nuk i kanë hapur lëvizjet me vendet jashtë kësaj zone.
Gjithashtu përveç falsifikimit të datave të dokumenteve shqiptarët e arrestuar janë hequr si shoferë kamionësh për të kaluar lirisht kufirin grek dhe më pas të hynin sërish, por kjo është zbuluar nga autoritete greke që ka çuar në arrestimin e tyre.