Ujrat e zeza derdhen në kanalin vaditës në Dibër, “kryeplaku i fshatit asnjë përgjigje”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndotja është një nga problemet kryesore në shumë qytete në Shqipëri.

Rasti në fjalë është regjistruar në fshatin “Sohodoll i madh” në njësinë administrative Kastriot në Dibër.

Një person ka kontaktuar redaksinë e Gazetës Reforma, për të denoncuar,ndotjen nga ujrat e zeza.

Sipas tij një banor i fshatit, derdh ujrat e zeza në kanalet vaditëse.

Më tej ai shton se kryeplaku i fshatit nuk ka reaguar, madje nuk i ka dhënë asnjë përgjigje.

Qytetari tregon se problemin e kanë çuar deri në Bashkinë e Dibrës, por sërish nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ky është një problem serioz, pasi ujrat e zeza do të thithen nga perimet dhe frutat dhe mund të kthehen në burim infeksioni, për njerëzit që do t’i konsumojnë ato.

Shpërndaje
Share.

Komento