Foto/ Shkëputet krahu i vinçit të betonieres, punëtori dërgohet drejt spitalit të Traumës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme një person është plagosur gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit.

I plagosuri është P.D rreth 50 vjeç.

Ky i fundit është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gazeta Reforma ka siguruar foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se shkak për aksidentin në punë, është bërë shkëputja e krahut të vinçit të betonieres.

Kjo e fundit shërbente për ngjitjen e betonit në katet e larta.

Ndërkohë një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje
Share.

Komento