Skip to content
Aktualitet

Ujë i pijshëm në Krujë/ Rama në delir me premtime mesjetare, ironizon PD me “arritjen” e radhës

· 2 min lexim

Pas tetë vitesh në pushtet, e në aspirata për një mandat të tretë, kryeministri Edi Rama krenohet me “arritjen” e rradhës të qeverisë në Krujë. 

Edhe pse në shekullin e 21 dhe me synimet për tu bërë pjesë e BE, Rama ka njoftuar se banorët e Krujës që sot kanë ujë të pijshëm, premtim ky i vjetër dhe aspak i përshtatshëm për kohën dhe nivelin e zhvillimit krahasuar me vendet  e tjera. 

Edhe pse premtimet për ujë e drita janë të vjetra tashmë nga të dyja forcat e mëdha politike në vend, ende përcillen si zhvillim dhe punë disa vjeçare. 

Në vizitën e sotme në këtë qytet, Rama ka takuar qytetarë të shumtë dhe ka inspektuar punimet e ujësjellsit të ri të Krujës, ndërtimi i të cilit do u sigurojë ujë 17.500 banorëve. 

Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë! Gëzuar!” Ky është urimi i ngritur me një shishe ujë nga Ujësjellësi i ri i Krujës, që  Kryeministri Rama iu drejtoi banorëve të zonës.

Batutat:

Punonjësi: Rubinetin hapi ti i pari….

Edi Rama: Keni gotë apo jo?

Punonjësi: Gotë? Pffff….

Edi Rama: Na bini një gotë apo shishe ta mbushim me ujë të pimë ujë. Hë more e gjetët një gotë apo një shishe bosh

Punonjësi: Ne kishim llogaritur vetëm me e hapur me e parë….

Njëri nga punonjësit sjell një shishe…

Edi Rama: Uji i pijshëm i Krujës 24 orë, gëzuar…

Pasi pi vetë, Edi Rama i kalon shishen Milva Ekonomit: Qenka edhe i ftohtë…

Edi Rama: Artur urdhëro shishen e parë, veri edhe tapën dhe çoja PD-së