Skip to content
Të Gjitha

Udhëtoi me të moshuarën nga Durrësi dhe mori pjesë në ditëlindjen e nënës së tij, detajet për 66-vjeçarin nga Fieri me koronavirus

· 1 min lexim

Detaje të reja janë mësuar për 66-vjeçarin nga Fieri të infektuar me koronavirus.

Ai ka marrë pjesë në ditëlindjen e nënës së tij, të organizuar në një lokal në qendër të Patosit.

Bëhet me dije se 66-vjeçari, ka dorëzuar te mjekët listën e personave të pranishëm në festë, shkruan “Dosja.al”.

Gjithashtu mësohet se pacienti, ka qenë në avion me 73-vjeçaren nga Durrësi, e cila është viktima e parë në vendin tonë nga koronavirusi.

Numri i të prekureve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 33.

Harta e të prekurve është zgjeruar në Durrës, Rrogozhinë, Lushnje dhe Elbasan.

Tirana ndërkohë mban vendin e parë me 19 të infektuar.

Ushtria dhe policia prej dy ditësh ndodhen në terren, për të mbikëqyrur zbatimin e urdhërit të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ndërprerjen e qarkullimit të makinave deri të dielën në mesnatë.

Gjithashtu janë mbyllur shkollat, lokalet, call center-at dhe fasoneritë.