Udhëtoi me Habilajt, zbardhet dëshmia e oficeres: Mes tyre dhe Tahirit kishte marrëdhënie speciale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, po vijon prej orësh seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjatë ditës së sotme, organ i akuzës kërkoi 12 vite burg për Saimir Tahirin.

Ndërkohë “Balkanweb” ka zbuluar detaje të reja nga gjyqi i Tahirit, i cili mohoi lidhjen me Habilajt, edhe pse pranoi se u ka shitur makinën.

Një oficere policie me iniciale B.A,  e cila ka udhëtuar të paktën 10 herë drejt Italisë me Habilajt, u shpreh se mes tyre dhe Tahirit kishte një marrëdhënie speciale.

Më tej ajo mësohet këtë thënë, se sa herë përmendej emir i Tahirit, Moisi Habilaj acarohej.

Prokuroria bëri me dije se këto raste janë regjistruar në vitet 2013, 2014 dhe 2015.

Gjithashtu kur u sekuestrua droga në Babicë, pasti një debat të ashpër mes ish-ministrit dhe organit të akuzës.

“Tahiri ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt, por ka pranuar se iu ka shitur makinën. B. A., është një oficere policie, që ka udhëtuar të paktën 10 herë drejt Italisë me Habialjt, e cila ka thënë se kishte një marrëdhënie speciale mes tyre dhe sa herë Moisi Habilajt i përmendej emri i Saimir Tahirit, ai acarohej. Prokuroria tha se bëhej fjalë për katër episode 2013, 2014 dhe 2015, dy prej të cilave janë më 2014. Në momentin kur është sekuestruar droga në Babicë, Prokuroria kishte kërkuar masë për arrestimin e Tahirit, por ky i fundit kërkoi sqarime nga Prokuroria. Pati një debat të ashpër në atë kohë. Ishte vetë Tahiri, si asnjëherë më parë, që u ngrit në këmbë, duke sjellë një tabelë me të dhëna e fakte”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Shpërndaje
Share.

Komento