Tahiri ashpërson tonet në gjykatë, tregon si informoi Kodhelin për fikjen e radarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dhënë dëshminë në gjyqin që po zhvilohet ndaj tij aktualisht te Krimet e Rënda.

Siç raporton “Balkanweb”, Tahiri ka qenë më i ashpër se kurrë në mbrojtjen e tij.

Sipas ish-ministrit akuzat nuk kanë logjikë, pasi prokuroria nuk mund ta akuzojë për sasi droge të kultivuara, përpara se ai të merrte detyrën.

Në lidhje me favorizimin ndaj Habilajve, Tahiri u shpreh se fill pas episodit të parë ku akuzohet për favorizim në 2 tetor të 2013-ës, kishte dërguar procedim penal ndaj Moisi dhe Florian Habilajt.

Ndër të tjera ish-ministri shtoi, se organi i akuzës e lë të mjegullt faktin, se asokohe radarët e ushtrisë ishin fikur.

Gjithashtu ai sqaroi se asokohe ka njoftuar edhe ministren e Mbrojtes, Mimi Kodhelin, për fikjen e radarëve.

“Prokuroria më akuzon mua për 4 episode trafikimi droge. Por sipas tij, akuzat nuk kanë logjikë. Ai tha: “Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015.”. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016. Tahiri pyeti se si ka mundësi që prokuroria mund të akuzojë atë për sasi droge të kultivuara para se ai të merrte detyrën e ministrit. Sipas Tahirit, prokuroria duhet t’i publikojë faktet qartë dhe mos të thoshte gënjeshtra. Lidhur me akuzën që Tahiri ka favorizuar Habilajt, duke u garantuar atyre mbrojtje, Tahiri e kundërshtoi ashpër këtë fakt. Tahiri tha se Policia e Shtetit në 2/ 10/2013, fill pas episodit të parë kur akuzohet të jetë përfshirë se ka favorizuar Habilajt, kishte dërguar procedim penal ndaj shtetasve Moisi dhe Florian Habilaj për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë. “Si mundet që unë t’i dërgoja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?!”, ka thënë Tahiri. Sipas prokurorisë, trafikimi është kryer me një peshkarexhë me emrin Fatima. “Prokuroria”- tha Tahiri e lë të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar asokohe me shkresën e datës 29/.10/2013 , (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punojnë radarët. Të njëjtën gjë bëri dhe për episodin e radhës Tahiri kur tha se Policia e Shtetit ka proceduar vëllezërit Habilaj. Ata u dërguan sipas sistemit TMS, tha Tahiri, për kontroll. Tahiri në të gjitha përballjet ka dal triumfator. Nëse gjykata do të kërkojë kohë, atëherë do të na duhet të presim për verdiktin final, për ministrin që Edi Rama dikur e quante ministrin Kampion”, u shpreh Klodiana Lala.

Tahiri akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Shpërndaje
Share.

Komento