Skip to content
Aktualitet

U zhduk dje në plazhin e Currilave, gjendet i pajetë trupi i 31-vjeçarit nga Skrapari

· 1 min lexim

Një 31-vjeçar nga Skrapari u raportua i humbur ditën e djeshme nga shokët e tij, pasi prej disa orësh nuk pati kontakte me shokët e tij.

Ata kishin qenë në Durrës, ku edhe ishte futur për t’u larë në det. Pas një dite kërkimesh, mëngjesin e sotëm është gjetur edhe trupi i pajetë i 31-vjeçarit Donald Molla.

Trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.

31-vjeçari u denoncua u humbur rreth orës 14:00 të ditës së diel, ndërsa është arritur të gjendet mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00