Skip to content
Të Gjitha

U vra para shtëpisë të tij në Londër\ Policia: “Ka qenë i përfshirë në trafik droge, e vranë për shpagim”

· 1 min lexim

Flamur Beqiraj u vra para pak ditësh në Londër, në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së tij.

Mediat angleze vazhdojnë ta kenë në qendër të raportimeve këtë ngjarje.

Policia britanike dyshon se 36-vjeçari është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë.

‘Telegraph’ raporton se shqiptari ka qenë i përfshirë në trafik droge nga Spanja drejt Suedisë.

Ai është arrestuar në vitin 2008, pasi në Suedi u kapën 340 kg kanabis, një prej sasive më të mëdha në historinë e vendit.

Policia mendon se Beqiri i ruante lidhjet e tij me trafikantë të drogës nga Spanja, përmes Holandës, drejt Suedisë.

Sipas hetuesve, Beqiri u vra në një sulm të shënjestruar, si një akt hakmarrje për të shkuarën kriminale.

Policia po heton në detaje ngjarjen.

Ata kanë kontrolluar kamerat e lagjes për të siguruar të dhëna.

Flamur Beqiraj njihej ndryshe si ‘Alex’ dhe punonte si producent i artistëve të zonës.