Skip to content
Të Gjitha

U vra nga i ati/ I dashuri afgan i Anxhelinës: “I propozova për martesë, më kërcënuan edhe mua…”

· 2 min lexim

Pak ditë pas vrasjes në mënyrë barbare, i dashuri afgan i Anxhelina Petros e vrarë nga babai i saj, ka zbuluar një detaj prekës.

Për televizionin “Skai”, ai ka treguar se një javë para vrasjes së saj ai i kishte propozuar për martesë, por fati i saj i keq u preu ëndrrat në mes.

30-vjeçari ka treguar se edhe vetë atë e kishin kërcënuar, por dashuria e tyre ishte e madhe dhe ata nuk kishin pranuar që të ndaheshin.

Ai ka treguar se e dashura e tij ishte dhunuar edhe më parë, madje edhe prej xhaxhai të saj dhe shkaku kishte qenë lidhja e tyre.

“Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm. Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe.”- u shpreh ai.

Kujtojmë se Anxhelina Petro u godit disa herë për vdekje me shufër hekuri mbrëmjen e 2 Janarit nga babai i saj Aleko Petro, pasi 52-vjeçari  ishte kundër lidhjes së saj me djalin afgan.

Aleko Petro ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë, madje duke kërkuar që dënimi i tij të jetë varja në një shesh publik si shembull për të tjerët.