Skip to content
Të Gjitha

U vra me thikë në zemër, familjarët e 26-vjeçarit: Nuk e lëmë me kaq, Aleksandri punonte gjithë ditën në mobileri

· 2 min lexim

Aleksandër Petanaj, 26 vjeç humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u godit për vdekje me thikë nga një 15-vjeçar.

Ditën e sotme, familjarët e Aleksandrit kanë folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ata kanë treguar se viktima dhe autori ishin konfliktuar dy ditë më parë.

Sipas tyre, mbrëmë dy makina i kanë prerë rrugën 26-vjeçarit në Pyllin e Sodës, ku gjatë një sherri Gabriel Tartaraj  e vrau me thikë në zemër.

Ata kanë deklaruar më tej se vrasësi ka qenë shok klase me vëllain e Aleksandrit.

Djali i xhaxhait të të riut të vrarë, tregon se vëllai më i vogël i Aleksandrit, ishte zënë me disa adoleshentë të tjerë, dhe kjo duket se është bërë shkak për konfliktin fatal të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

“Aleksandri po kthehej natën nga Vlora me bicikletë. Kishte qenë në punë në mobileri. Në pyll të Sodës i kanë bërë pritë.

Kanë qenë rreth 10-15 vetë me dy makina.

Pasi e kanë sharë dhe goditur disa herë e kanë qëlluar me thikë. Ai që e qëlloi është shok klase me vëllain e Aleksandrit.

Janë zënë edhe më parë, por gjëra fëmijësh.

Ndoshta kanë dashur ta trembin, nuk e dimë. Jemi në një lagje me atë që është arrestuar, Gabrielin.

Por me Gabrielin kanë qenë edhe djem të tjerë, të rritur, më makina.

Ne nuk e lëmë me kaq. Na iku djali. Aleksandri nuk ngacmonte njeri, punonte gjithë ditën në mobilieri.

Nuk di ctë them, nuk e besoj. Djali nuk është kap ndonjëherë me njeri.

Kështu është shprehur djali i xhaxhait të viktimës për “FaxNews”.

Kujtojmë se 26-vjeçari Petanaj u dërgua pas mesnate në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën, dhe më pas nuk mundi të mbijetonte, ndërsa për ngjarjen u arrestua një 15-vjeçar.

Viktima, Aleksandër Petanaj