Skip to content
Të Gjitha

U vlerësua me titullin “Nderi i Kombit”, ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares

· 1 min lexim

Dita e fundit e vitit ka filluar me një lajm të hidhur për botën e futbollit.

Shyqyri Rreli, ish-trajner i kombëtares është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Pjesën më të madhe të karrierës, Rreli e ka kaluar te Dinamo.

Gjithashtu ai ka veshur edhe fanellat e Tiranës dhe Erzenit.

Mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1999 Rreli ka drejtuar Kombëtaren.

Më pas ai ka drejtuar edhe kombëtaret Shpresa, 17 nëntorin, Teutën dhe Shkumbinin.

Rreli ka ka fituar dy tituj ballkanik për të rinj me moshat e Kombëtares.

Ndërsa me Shqipërinë U-21 ai preku çerekfinalet e Euro 1984.

Shyqyri Rreli është vlerësuar me mimin “Mjeshtër i Madh” nga ish-presidenti Alfred Moisiu, kurse Bamir Topi në vitin 2017, i ka akorduar çmimin “Nderi i Kombit”.