U solidarizuan me kurdët, protestuesit përplasen me mbështetësit e Erdogan në Prishtinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tensioni i krijuar nga aksioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë ka përfshirë edhe Prishtinën.

Rrjeti i Grave të Kosovës në solidaritet me kurdër ka mbajtur një protestë përpara Teatrit Kombëtar.

Në duar ata mbanin parrullat “Standup4ROJAVA”.

Mirëpo protesta ka shkaktuar zemërimin e mbështetësve të Erdoganit.

Këto të fundit u përplasën me fjalë me protestuesit, shkruan “Indeksionline”.

Ata ishin kundër mbajtjes së kësaj proteste në Kosovë.

Gjithashtu nuk munguan as thirrjet “Turkie”, “Turkie”.

Kujtojmë këtu se Turqia ka nisur prej ditësh një fushatë ushtarake kundër kurdëve në veri të Sirisë.

Erdogan i quan kurdët organizatë terroriste.

Shpërndaje
Share.

Komento