U solidarizua me të prekurit nga koronavirusi/ Papa Françesku nuk ndihet mirë, anulon takimin në Romë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Papa Françesku ka anuluar vizitën e tij në Romë, ku do takohej me klerikë të tjerë.

Kjo për shkak se Ati i Shenjtë shfaqi shenja të një viroze të lehtë.

Zëdhënësi deklaroi se Papa po qëndrin për momentin në Vatikan, pasi nuk ka preferuar të udhëtojë.

Sipas “Daily Mail”, nuk dihet se çfarë sëmundje mund të ketë Ati i Shenjtë, por është parë duke u kollitur dhe duke u tështirë të mërkurën.

Këto shenja vijnë vetëm një ditë pasi Papa preku kokat e disa njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit, për të treguar solidarizimin me të prekurit nga koronavirusi.

Në Itali aktualisht janë shënuar 14 viktima dhe 530 të prekur, ndërsa 42 të tjerë janë shëruar.

Shpërndaje
Share.

Komento