Skip to content
Kryesore

U shtir si vajzë për të kërkuar foto intime, në pranga 56-vjeçari

· 1 min lexim

Policia ka shpallur në kërkim një 56-vjeçar nga Lushnja, i dyshuar për krijimin e një profili të rremë në rrjetet sociale me emrin e një 26-vjeçareje.

Përmes këtij profili, ai ka komunikuar me persona të ndryshëm, duke u paraqitur si vajza dhe duke kërkuar prej tyre foto intime.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin I. Ç., 56 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme,” njofton policia.