Skip to content
Të Gjitha

U rikthye për të ndihmuar kolegët, profesor Dhimitër Kraja fiton betejën me COVID-19

· 1 min lexim

Profesor Dhimitër Kraja ka fituar betejën me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Manastirliu shkruan se profesori ka lënë spitalin Infektiv tashmë.

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv🙏🏼 Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”, shkruan Manastirliu.

Profesi tashmë duhet të qëndrojë për 14 ditë në shtëpi i karantinuar.

Dhimitër Kraja u identifikua pozitiv me COVID-19 më 31 mars.

Menjëherë ai u shtrua në spitalin Infektiv, në kujdesin e kolegëve të tij.

Profesori kishte dalë në pension, po u rikthye te spitali Infektiv, për të ndihmuar stafin në luftën ndaj COVID-19.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 3 infermierë, duke e çuar numrin e bluzave të bardha në 18.