U rihap në 23 qershor, shoferët e autobusëve: Udhëtojmë bosh, po falimentojmë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas më shumë se 3 muaj i bllokuar, Transporti Publik Ndërqytetas u rihap që prej 23 qershorit. Pavarësisht kësaj lëvizjet e qytetarëve duken të pakta, siç shihet tek Terminali Ndërqytetas i Veriut dhe Jugut pranë Kthesës së Kamzës. Kjo edhe shkak të protokolleve të vendosura nga qeveria që duhet të zbatohen por edhe për shkak të frikës që kanë individët nga Covid-19. Drejtuesit e autobusëve shprehen se kanë udhëtuar me fare pak pasagjerë për në drejtim të Tiranës.

Nga një kapacitet me 20 pasagjere, mezi kane gjetur deri ne 4 persona. Moshapja e transportit urban qytetas, është një faktor që i penalizon si operatorët e transportit ndërqytetas, po ashtu edhe udhëtarët, ndaj nëse qeveria nuk i mbështet edhe ky i fundit rrezikon të rimbyllet. Qytetaret e Tiranës vijojnë të jenë të penalizuar pasi transporti urban qytetas nuk është funksional dhe ende nuk ka një datë për rinisjen e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento