“Ka të infektuar edhe në institucionet publike”, Zëri i Amerikës: Nuk ka tendencë rënëse

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kjo ka qenë java më e “nxehtë” përsa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe numrit të viktimave. Këtë javë u shënuan 11 viktima si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që numri i rasteve sa vjen e shtohet. Deri më sot numërohen 1139 raste, ndërkohë që nga 9 marsi deri më 9 qershor ishin 1263 të tilla. Ritmet e larta të rasteve nuk po dëshmojnë as një tendencë rënëse. Vetëm 24 orët e fundit u regjistruan 72 të prekur të rinj, në 14 qytete të ndryshme: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Në të gjithë vendin janë aktualisht 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftuan se kanë humbur jetën në spital një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, të cilët vuanin dhe nga sëmundje të tjera. Në 17 ditët e fundit janë rregjistruar 21 viktima, ndërsa në total janë 55 persona të cilët janë ndarë nga jeta.  Rastet me koronavirus, janë përhapur thuajse në të gjithë vendin, dhe të infektuarit po vërehen në ndërmarrje private dhe institucione publike.

Shpërndaje
Share.

Komento