Skip to content
Aktualitet

U raportuan të vdekur, mediat ukrainase: 13 ushtarët tanë në Ishullin e Gjarpërinjve janë gjallë dhe janë zënë robër

· 2 min lexim

Gjatë  25 shkurtit u raportua se si Ukraina nderoi 13 ushtarët të cilët sipas tyre u vranë teksa po mbronin ishullin Zmiinyi (Gjarpër) nga sulmet ruse.

Por BBC shkruan se sipas informacioneve të fundit ushtarët mund të jenë ende gjallë, duke ,marrë shkasë nga postimi i Shërbimit Shtetëror të Rojes Kufutare të Ukrainës.

“SBGSU dhe forcat e armatosura, si e gjithë Ukraina, kanë marrë shpresë se të gjithë mbrojtësit e Zmiinyi janë gjallë,” shkruhet në informacionin e përditësuar.
Agjencia qeveritare thotë se është duke punuar për të identifikuar ushtarët bazuar në informacionin rreth vendndodhjes së tyre të mundshme aktuale.

“Ne sinqerisht shpresojmë që djemtë të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur

Mediat nw Ukrainw shkruajnw se shërbimi i marrëdhënieve me publikun e Komandës së Forcave Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës thanë se ushtarët janë gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Ne jemi shumë të lumtur kur dimë se vëllezërit tanë janë gjallë dhe shëndoshë! Por propaganda ruse po përpiqet të promovojë” lajmin “që autoritetet ukrainase kanë harruar “dhe” varrosur “vartësit e tyre. Përpjekjet e përsëritura për të kontaktuar personelin dhe për të mësuar për fatin e tyre ishin të kota. Dhe bombardimet e vazhdueshme nga anijet luftarake dhe avionët rusë nuk lejuan t’i dërgonin ndihmat marinsave. Ekuipazhi i anijes u kapën ilegalisht nga rusët. Kapja e paligjshme e një anijeje civile jo-luftarake që nuk ka kryer asnjë detyrë ushtarake është një shkelje e rregullave dhe zakoneve të luftës dhe ligjit ndërkombëtar humanitar.