Skip to content
Të Gjitha

U qëllua në mes të Shkodrës! E plagosura është një vajzë 30-vjeçare (Emri)

· 1 min lexim

Më herët këtë mbrëmje ndodhi një plagosje në Shkodër.

Siç u raportua një person ishte plagosur në këmbë dhe ishte transportuar në spital.

Së fundmi, BalkanWeb bën me dije se bëhet fjalë për një 30-vjeçare, të quajtur Liljana Jeremia.

Ajo tashmë ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Në deklaratën e saj për policinë, Jeremia deklaroi se ka qenë duke ecur në rrugë kur paparitur është qëlluar.

Ajo është shprehur se nuk e di se kush mund të fshihet pas ngjarjes.

Paralelisht, policia po vijon hetimet për identifikimin e autorit.