Pasi mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri ditën e djeshme në Lezhë, zbulohet emri. Ky është Besnik Simoni administratori i fshatit Kallmet në Lezhë.
Sipas njoftimit të policisë, mesditën e sotme pas një sherri verbal në zyrë, administratori i fshatit Kallmet është plagosur me armë zjarri me pistoletë. Burimet bëjnë me dije se Besnik Simoni është qëlluar me tre plumba dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.
Gjithashtu policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Altin Marku i cili është shpallur në kërkim, ndërsa uniformat blu po krehin të gjithë zonën.
Njoftimi i policisë Lezhë:
Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.